| Kërkuesit në Universitetin e Standfordit kanë zbuluar një mënyrë për të përdorur nanofijet e silikonit në një mënyrë të tillë, e cila rifurnizon baterinë prej Lithium-Ion. Kjo gjetje prodhon deri në 10 herë më shumë elektricitet se bateritë ekzistuese prej Lithium-Ion, duke çuar deri në 20 orë punën me bateri të laptopëve. Kërkuesi në krye të këtij zbulimi thotë që është një zhvillim revolucionar.
Nanofijet prej silikoni
Në një letër të publikuar në 16 dhjetor në revistën "Nature Nanotechnology", e titulluar "bateri me përformancë të lartë me anodë prej nanofijesh silikoni" e shkruar nga Yi Cui, asistent profesor mbi shkencën e materialeve dhe inxhinierinë në Standford, shpjegon mbi pajisjen. Cui shpjegon procesin si një riekzaminim dhe ri zbulim i asaj që njihej, duke shtuar rreth silikonit, i cili fryhej natyrshëm kur ekspozohej në litium siç tregohet ne foto. Të dy fotot janë treguar me të njëjtin zmadhim, njëra përpara dhe tjetra pas ekspozimit në litium. Silikoni zmadhohet kur ai absorbon atomet e ngarkuara pozitivisht të litiumit gjatë fazës së karikimit të baterisë. Më vonë, kur kur ai duhet të japë elektricitet gjatë përdorimit, ai zvogëlohet deri në madhësinë e tij të mëparshme.
Histori
Teknologjia e baterive të silikonit filloi rreth 30 vjet më parë. Kërkuesit janë marrë me pajisje të dimensioneve të mëdha të cilat mund të dëmtonin baterinë, duke ja shkurtuar gati në moment jetën e baterisë. Cui zgjodhi rrugën tjetër, atë të nanofijeve në vend të strukturave gjigande prej silikoni. Ai pa se këto nuk shkatërroheshin. Këto nanofije prej silikoni nuk shkatërroheshin edhe pas shumë ciklesh mbushjeje dhe harxhimi të baterisë.
Rezultatet janë shumë më pozitive nga ç'pritej nga Cui. Këto bateri mund të zëvendësojnë bateritë e sotme dhe të shtojnë kohën e punës deri në 10 herë më tepër.
Përfundimi
Një bateri, e cila i mundëson një laptopi deri në 20 orë punë do të jetë e mjaftueshme të plotësojë dy ditë pune nga ora 8 deri në 5. Kjo bateri mund të mundësojë shikimin e 6 apo 7 filmave gjatë një fluturimi të gjatë me avion. Kjo mund ti lejojë makinave të së ardhes së afërt të përshkojnë deri në 2000 km në vend të 200 km që bëjnë sot me vetëm një mbushje. Të tilla ndryshime në teknologji sjellin ndryshime të mëdha në botën ku ne jetojmë.
|