BUSINESS  

 

DIRECTORY

FILLIM

REGJISTRIM

RESURSE

INSTITUCIONET

_

 
KUSH JEMI NE ?!

BIZNES MEDIA“ është kompani private me seli në Tetovë, qëllim kryesor i së cilës është nxitja e përdorimit të Internetit dhe me këtë edhe prezentimit të bizneseve në Internet. Web portali WWW.BIZNESI. COM.MK. është një ndër projektet e kësaj kompanie.

PROJEKTI

Nëse kërkoni të dhëna për biznesin shqiptar në Internet, mirëpo nuk keni një adresë konkrete, ndodh që të kaloni orë të tëra para kompjuterit dhe më në fund ndoshta nuk do të gjeni atë që keni dashur. Kjo për shkak se në Internet mbizotëron një vërshim informatash, pjesa dërmuese e të cilave janë të papërdorshme.

Pas disa hulumtimeve dhe analizave të pozitës dhe pjesëmarjes së biznesit shqiptar në Internet, kompania jonë „BIZNES MEDIA“ konstatoi dy gjëra themelore:

  1. Interneti është bërë ura kryesore komunikuese e shqiptarëve nëpër botë.
  2. Para realizimit të projektit tonë < BIZNESI.COM.MK > nuk ekzistonte ndonjë web portal që do tu shërbente shqiptarëve për të marë informata për zhvillimet e biznesit në Maqedoni, Rajon dhe Botë. Dhe me këtë të informohen edhe për kompanitë shqiptare, të arriturat e tyre, problemet me të cilat ballafaqohen ata, etj.

PARTNERËT

  • Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore
  • Revista Nacional
  • StudioInova

 

 




StudioInova