BUSINESS  

  ENGLISH

DIRECTORY

FILLIM

REGJISTRIM

RESURSE

INSTITUCIONET

_

 
Pse duhen bërë mbledhjet në staf


Qëllimi i mbledhjeve të punonjësve është të përgatitni stafin tuaj të shitjeve të shesë. Sidoqoftë shpesh mbledhjet e shitjeve kthehen në leksione të mërzitshme dhe me kohë që harxhohet me fjalë të tepërta.
Mbledhjet pa një qëllim të dukshëm apo një axhendë janë të mërzitshme e të lodhshme dhe shpesh të padobishme për çdo njeri të përfshirë.
Kur nuk ndahet një informacion i ri, koha me vlerë harxhohet. A është e rëndësishme që të mos i humbni kohën punonjësve tuaj? Por gjithashtu nevojitet të evitoni t'i mbingarkoni ata me informacione. Krijoni një balancë ndërmjet planit produktiv të mbledhjes dhe kohës së humbur në punë. Çelësi i suksesit të çdo mbledhjeje është gjithmonë ta bëni më interesant, të përdorshëm dhe pozitiv.
Përpara se të përmirësoni grupin për një mbledhje tjetër shitjeje, kini parasysh disa nga mënyrat e mëposhtme për të marrë më të mirën nga mbledhjet (takimet) e shitjeve tuaja:
Bëjeni mbledhjen të ketë një fillim të mirë. Nëse shitësit tuaj vijnë në 7:30 të mëngjesit, posaçërisht për mbledhjen, këta njerëz duhen vlerësuar dhe shërbyer me një kafe të freskët, lëng portokalli, apo diçka tjetër të këtij lloji. Ushqimi i mirë i bën njerëzit të priren të bëjnë një mbledhje fisnike.
I njihni arritjet e grupit tuaj të shitjeve? Merrni pak minuta nga çdo mbledhje për të uruar dhe falenderuar shitësit tuaj për çdo qëllim të përmbushur, punë të përfunduar dhe përfitimet.
Lëvdatat riforcojnë sjelljet pozitive dhe inkurajojnë çdo njeri për të bërë më të mirën.

Në fund të fundit, një histori lufte pozitive duhet të ndahet në çdo mbledhje.
Këto histori janë tërheqëse e argëtuese dhe riforcojnë qëllimet tuaja.

 

 




StudioInova