Vizituesit e BIZNESIT do të mund ti shfrytëzojnë këto shërbime:
LAJME EKONOMIKE -çdo ditë informacione për biznesin në Maqedoni, rajon dhe botë.
BURSA E BIZNESIT- të gjitha ndërmarjet mund ta rregjistrojnë firmën e tyre në kategorinë e posaçme që i përgjigjet veprimtarisë që e ushtron ndërmarja
KOMENTE -shërbim në të cilën kohë pas kohe do të prezentojmë komente nga njerëz që i takojnë botës së biznesit të cilët do ti analizojnë ndodhitë, trendet, drejtimet e zhvillimit në ekonominë e Maqedonisë.
BIZNES NGJARJE -paralajmërim të panaireve në vend dhe rajon, si dhe paralajmërim për seminare nga sfera e menaxhmentit për rritjen dhe përparimin e aftësive menaxherike.
PREZENTIM I NDËRMARJEVE DHE MENAXHERËVE -do të tentojmë që kohë pas kohe ta prezentojmë punën e ndërmarjeve apo menaxherëve të ndryshëm që kanë arritur sukses në biznesin e tyre.
RREGULLATIVA LIGJORE -ky shërbim do të prezentojë ligjet që janë në interes të afaristëve apo qytetarëve, por që kanë të bëjnë me çështje ekonomike.
MENAXHMENT - shumë shkrime nga sfera e menaxhmentit, njohuri më të reja si ta udhëheqni kompaninë tuaj, ti zhvilloni aftësitë e udhëheqjes dhe si të menaxhoni me njerëzit do të prezentohen në këtë web faqe.
MARKETING -të gjitha metodat dhe risitë që përdoren në sferën e marketingut nga ana e bizneseve të vendit, apo ato botëror do të prezentohen nëpëmjet teksteve të ndryshme.
BANKA -ky shërbim do të ofrojë pasqyrë të punës së bankave komerciale në Maqedoni dhe rangimin e tyre sipas rezultateve të arritura; kreditimi i popullsisë dhe subjekteve juridike, ofertat e linjave kreditore nga ana e bankave etj.
ANKETA -vizitorët do të mund të përgjigjen në pyetjet e ndryshme që kanë të bëjnë me tema aktuale.
ra, strategjia e BIZNESIT është që vazhdimisht të jetë në shërbim të afaristëve nëpërmjet prezentimit të informacioneve që do të jenë në interes të bizneseve të tyre. Ngelim me shpresë se bashkëpunimi me afaristët shqiptarë dhe vizitorët tjerë nuk do të mungojë dhe se BIZNESI në të ardhmen do të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj. |