Obama: Masa tė forta kundėr krizės
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se vendet me tė fuqishme tė botės kanė rėnė dakord pėr tė marrė masa tė forta pėr parandalimin e njė krize tjetėr globale.
Masat e reja kanė tė bėjnė edhe me shumėn e parave qė bankat duhet tė mbajnė nė formėn e rezervave, si dhe me shpenzimet e tepruara pėr punonjėsit e kėtyre institucioneve.
Duke folur nė pėrfundim tė samitit tė vendeve tė G20, Obama paraqiti edhe planet pėr tiu dhėnė ekonomive qė kanė filluar tė zhvillohen njė rol me tė rėndėsishėm nė ekonominė globale.
Grupi i vendeve tė G20 do tė zėvendėsoje grupin G8, qė pėrfshin vendet me tė industrializuara tė botės.
Liderėt e kėtyre vendeve njoftuan gjithashtu arritjen e njė marrėveshjeje pėr tė spostuar balancin e votimit nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar drejt vendeve me ekonomi nė rritje, siē ėshtė Kina.
Ne kemi ndėrmarrė veprime konkrete pėr tė krijuar njė strukturė tė fortė qė tė mbėshtesė rritjen ekonomike, ka deklaruar presidenti Obama.
Gjithashtu, ne kemi rėnė dakord pėr miratimin e rregullave tė forta financiare pėr tė siguruar qė sistemi financiar global tė mos jetė mė nė rrezik, ka shtuar ai.
|